Turistja përndiqet nga maniaku seksual që ndalon gjestet e turpshme vetëm pas goditjeve me rrymë elektrike nga policia (fotot)

18/03/2022 17:00

Halley Kate dhe shoqet e saj patën një eksperiencë traumatizuese gjatë pushimeve të tyre të pranverës në Florida, ku u përndoqën nga një burrë që masturbohej para tyre. I dyshuari kishte ndaluar aktivitetin e turpshëm vetëm pasi u godit tetë herë me pistoletë elektrike nga policia.

Vajza që kishte ardhur për disa ditë pushime të sezonit pranveror thote se kishte vrapuar për të shpëtuar jetën kur burri nisi të masturbohej para saj në një kafene.

Halley Kate nga New York, bashkë me shoqet po merrnin pijet e tyre në kafenenë në Miami kur vunë re burrin pa këpucë që nisi t’i fiksonte.

Duke shpërndarë videon e tyre që është bërë tashmë virale, ajo thotë: “Pashë që kishte futur duart në pantallonat e shkurtra, apo mbathjet që kishte veshur, por nuk i dhashë rëndësi pasi mendova se ishte vetëm duke pritur për pijen e tij”.

“Por edhe pas pesë minutash ai ishte aty me duar brenda pantallonave, duke na shikuar i fiksuar me ne dhe duke lëvizur në të brendshme”.

Halley ishte përpjekur të sinjalizonte stafin e dyqanit por ata nuk e kishin vënë sjelljen e burrit të fiksuar.

Prandaj pasi morën pijet, vajzat dolën nga dyqani, por njeriu i frikshëm i kishte ndjekur duke vijuar të njëjtën sjellje.

Aty vajza bëri dhe foton ku duket burri imoral me duart brenda të mbathurave.

Vajzat u ngritën por ai nisi t’i ndiqte. “Teksa ne po ecnim ai na ndiqte nëpër rrugët e Miami, ne nisën të vraponim dhe kështu bëri dhe ai”, shton Halley.

“Telefonuam numrin e emergjencës 911 por pamë një makinë policie që kaloi pranë nesh. Ata ndaluan dhe na ndihmuan. E goditën me pistoletë elektrike derisa ra përtokë. Jam e lumtur që e arrestuan duke e larguar nga rrugët, në mënyrë që të mos ua bëjë më këtë vajzave të tjera”.

Sipas një raporti të policisë së Miami, i arrestuari ishte 27-vjeçari Blake Reign, mëngjesin e të premtes, 11 mars.

Raporti thoshte se ai ishte goditur tetë herë me rrymë elektrike derisa ishte mundur të arrestohej.

Reign është akuzuar me sjellje imorale, prishje të rendit publik dhe rezistencë ndaj oficerit të policisë.

FOTO GALERI
3/3
Raporti thoshte se ai ishte goditur tetë herë me rrymë elektrike derisa ishte mundur të arrestohej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA