Trefish për 100 kilometra! Vëzhgimi i TCH: Nga Lushnja në Tiranë, si i rrisin çmimet tregtarët

18/03/2022 19:48

Çudia e rritjes se çmimeve në Shqipëri është se nuk rriten vetëm çmimet e importit, por edhe të produkteve bujqësore të prodhuara në vend.

Për shembull nga tregjet e Lushnjës, deri në Tiranë ato dyfishohen.

Kjo rritje çmimi që në shumë raste është abuzive dhe artificiale, po ndikon në inflacion. perimet janë shtrenjtuar me 17% gjatë dy muajve të fundit. I njëjti trend edhe për frutat.

Edhe pse jashtë sezonit, brokoli, spinaqi, lakra, sallatat, edhe ato po shiten më shtrenjtë. Tregtarët e Lushnjës thonë jo pa zemërim, se shohin produktet e tyre të shitura në tiranë me çmime shumë të shtrenjta. Për shembull trangulli ne 100 kilometra, trefishohet nga Lushnja në kryeqytet.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Shqipëria është kampione për prodhimin e perimeve në rajon. Por, në vendin tonë produktet bujqësore tatohen më shumë, për shkak të skemës së TVSH-së, ndërkohë qe produktet bujqësore vijnë më të lira nga importi.

Shqipëria mori nga vendet e tjera në 2021-in gati 130 miliard lekë produkte ushqimore, për të cilat qeveria nuk ka asnjë kontroll mbi çmimin. Në këto kushte sytë duhet të kthehen nga prodhimi vendas. Masat duhet të jenë urgjente në mënyrë që shtimi artificial i çmimit të mos godasë qytetarët dhe fermerët, ndërsa tregtarët pasurohen.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA