“Ti e nise luftën, vetëm ti mund ta ndalosh”, Arnold Schwarzenegger i bën thirrje Putinit

17/03/2022 18:18

Aktori i famshëm Arnold Schwarzenegger i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të ndalojë luftën në Ukrainë.

Sipas tij, presidenti rus dhe populli rus duhet që të hedhin dritë mbi ‘të vërtetën’ për pushtimin në Ukrainë, duke e përshkruar atë si një ‘katastrofë humanitare’.

Në një video të shpërndarë për ndjekësit e tij në Instagram dhe në faqen e kompanisë mediatike ATTN në Facebook, aktori 74-vjeçar austro-amerikan ndau dashurinë e tij për Rusinë dhe popullin rus përpara se t’i bënte komente të ashpra Putinit dhe Kremlinit.

Duke e përshkruar veten si ‘mik prej kohësh’ të popullit rus, ai i jep një mesazh të drejtpërdrejtë Putinit: President Putin, ti e nise këtë luftë. Ju jeni duke e udhëhequr këtë luftë. Ju mund ta ndaloni këtë luftë.

“Bota është kthyer kundër Rusisë për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë. Blloqe të tëra të qytetit janë rrafshuar nga artileria dhe bombat ruse, duke përfshirë një spital për fëmijë dhe një maternitet.

“Tre milionë refugjatë ukrainas, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, u larguan nga vendi i tyre. Dhe shumë të tjerë po përpiqen të kërkojnë të dalin jashtë. Është një krizë humanitare. Për shkak të brutalitetit të saj, Rusia tani është e izoluar nga shoqëria e kombeve. Gjithashtu nuk po ju thuhet e vërteta për pasojat e kësaj lufte mbi vetë Rusinë. Me keqardhje ju them se mijëra ushtarë rusë janë vrarë. Sasi masive të pajisjeve ruse janë shkatërruar ose braktisur.  Ata që nuk e meritojnë, në të dyja anët e luftës, do të vuajnë. Qeveria ruse jo vetëm që ka gënjyer qytetarët e saj, por edhe ushtarët e saj”, tha aktori.

Aktori dhe producenti i filmit përmendi dashurinë e tij për Rusinë dhe popullin rus që në vitet e tij të reja dhe foli për babanë e tij, i cili ishte pjesë e ushtrisë naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe i dha Putinit një mesazh tjetër të drejtpërdrejtë duke e pyetur pse ai do të sakrifikonte popullit të tij për ambiciet e tij.

“Kur babai im mbërriti në Leningrad, ai ishte i gjithë i shtyrë nga gënjeshtrat e qeverisë së tij”,  tha Schwarzenegger. Dhe kur u largua nga Leningradi, ai ishte i thyer, fizikisht dhe mendërisht. Ai jetoi pjesën tjetër të jetës së tij me dhimbje. Dhimbje nga shpina e thyer. Për ushtarët rusë që dëgjojnë këtë transmetim, ju tashmë dini shumë nga e vërteta që kam folur. Ju e keni parë me sytë tuaj. Kjo nuk është luftë për të mbrojtur Rusinë, që kanë luftuar gjyshërit apo stërgjyshërit tuaj, kjo është një luftë ilegale. Jetët tuaja, gjymtyrët tuaja, e ardhmja juaj, po sakrifikohen për një luftë të pakuptimtë të dënuar nga e gjithë bota”, shtoi ai.

 

Top Channel