Dy persona janë arrestuar nga policia në Fier, të cilët akuzohen për shperndarjen e drogave të forta.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Servisi”, u arrestuan 2 shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë.
Në afërsi të një servisi, në lagjen “Liri”, Fier, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Benz” me të cilin po qarkullonin shtetasit L. (L). M dhe V. K. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 108 gramë lëndë narkotike kokainë.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit L. (L). M., 32 vjeç dhe V. K., 32 vjeç, të dy banues në Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.
Policia sekuestroi 2 pako me lëndë narkotike kokainë, 3 aparate celulare dhe 1 automjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel