Senatorit britanik i mohohet fjala pasi e kishte zënë gjumi në pjesën e parë të debatit (fotot)

17/03/2022 15:26

Një senator i opozites laburiste në Britani është ndaluar të fliste në podiumin e senatit pasi e kishte zënë gjumi gjatë një debati të rëndësishëm të mërkurën.

Lordit Young nga Norwood Green iu urdhërua të ulej kur u ngrit për të folur në një diskutim për modifikimet gjenetike te ushqimeve.

Ankesa erdhi nga anëtarja e koservatorëve në pushet Baronesha Bloomfield që tha se senatori kishte qenë tërësisht në gjumë gjatë fjalës së ministrit te mjedisit prandaj nuk mund të kontribuonte në debat.

Kur 79-vjecari kundërshtoi duke thënë se “tanimë nuk ishte në gjumë”, Bloomfield tha se ai ishte zgjuar vetëm me anë të një prej stafit të sallës.

Zhvillimet komike erdhën gjatë debatit mbi rregullat nëse Britania duhet të devijojë nga ligji evropian mbi drithërat e modifikuara gjenetikisht.

Lord Young tha fillimisht: “Dua të marr pjesë në debat pasi jam në pozitën time si mbështetës i qëndrimit në BE, por nëse ka dy gjëra që mirëpres nga tregu i përbashkët njëra është tavani i këtij modifikimit gjenetik dhe …’

Por Lady Bloomfield ndërhyri duke thënë: “Më vjen keq por senatori i nderuar ishte tërësisht në gjumë gjatë fjalimit të ministrit prandaj nuk duhet të marrë pjesë në diskutimin që nuk ka dëgjuar”.

Lord Young u pergjigj se ‘nuk ishte në gjumë’ por Lady Bloomfield tha: “Ishe sepse u detyrova të dërgoj dikë nga stafi për të të zgjuar”.

Ministri britanik i mjedisit Lord Benyon tha se drafti për organizmat e modifikuara gjenetikisht i lejonte Britanisë të mbetej në pararojë për kërkimet e drithërave të modifikuara.

FOTO GALERI
1/7
Lordit Young nga Norwood Green iu urdhërua të ulej kur u ngrit për të folur në një diskutim për modifikimet gjenetike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA