Erfane Dyrmishi rrëfeu për “Shqipëria Live” se si e ka gjetur shtëpinë e shembur pasi doli nga burgu.
Gruaja është arrestuar për drogë dhe u dënua me dy vite burg, ndërsa pretendon se i është bërë padrejtësi.
“Droga nuk ishte e imja”, u shpreh Erfanja.
Pas daljes nga burgu ajo e ka gjetur shtëpinë e saj të shembur dhe territori është kthyer në vend ndërtimi.
“Më dhemb djersa ime, 27 vite aty. Kam punuar e kam ngjeshur e kam mbushur me dhe, aty më vdiq fëmija, motra dhe nënën se mora dot se dinte që më ishte prishur shtëpia”, tregoi ajo në lot.
Ajo ka paraqitur kërkesat e saj në institucionet përkatëse por pa asnjë përgjigje. Prandaj Erfaneja kërkon drejtësi duke kërkuar që të shihen ligjet dhe të ndërpriten punimet në truallin e saj.
Top Channel