Pas rritjes së çmimit të naftës vihet re se ditëve të fundit kanë pësuar rritje edhe çmimet e produkteve që tregtohen në tregun ushqimor duke thelluar më shumë gjendjen ekonomike të familjeve kuksiane.

Pensione të ulëta, rroga të vogla dhe ndihmë ekonomike me vlerë të pa përfillshme janë një ndër problemet kryesore për të përballuar rritjen e çmimit të ushqimeve.

Për Top Channel kuksianët thonë se këto çmime kanë arritur kulmin dhe që sipas tyre e kanë të pamundur të jetojnë.

Më tej ata shtojnë se të ardhurat e tyre familjare janë aq të vogla sa edhe atë pak lekë që kanë më shumë shkojnë për ilaçe.

Rritja e çmimit të produkteve ushiqmore ka nisur që në muajt e fundit të vitit 2021 por që ka arritur kulmin pas nisjes së luftës në Ukrainë. Ndërkohë pak ditë më parë edhe kuksianët protestuan në lidhje me rritjen e çmimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA