“Më shqetësojnë njerëzit që shohin Kim Kardashian nga ana sipërfaqësore”, Fatma shpërthen në studion e “Goca dhe Gra”

16/03/2022 22:49

Në studion e ‘Goca dhe Gra’ u krijua debat në lidhje me keqkuptimet që krijojnë të rinjtë e sotëm me famën e artistëve që shohin.

Ato folën për mënyrën se si Kim Kardashian u bë e famshme dhe si e komentojnë të rinjtë famën e saj.

Disa prej moderatoreve e mbështetën mënyrën se si Kimi e krijoi famën e milioneres, ndërsa pjesa tjetër mendon të kundërtën.

Fatma u shpreh se pavarësisht famës që ka marë Kim Kardashian ka vendosur të shkollohet duke marrë diplomën e avokatisë sepse ajo e plotësonte.

“Mua më shqetësojnë njerëzit që e shohin Kimin nga ana sipërfaqësore. Shembujt që shohim duhet t’i futesh më thellë”, shtoi më tej ajo.

Kjo vjen si pasojë e shembujve që shohin të rinjtë dhe zgjedhin mënyrën e gabuar të krijojnë famën e tyre.

Ne jetojmë në epokën digjitale, ku kemi më shumë mundësi për të bërë para dhe krijuar famë.

Mesazhi i moderatoreve ishte i qartë teksa mundoheshin të shpjegonin se duhet të shohim më shumë se thjesht famën, përtej pjesës sipërfaqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA