Pritja ishte e zjarrtë. Ndërsa Maluma ende nuk kishte dalë në skenë muzika latine shoqëronte pjesëmarrësit në shesh.
Të shitura 11 mijë bileta. Duket se të gjithë I njihnin shumë mirë tekstet e Malumës. Skenogafia madhështore u shoqërua nga një paraqitje e shkurtër në ekran të profilit artistik të Malumës.
Kënga e parë ishte Corazon. Pothuajse të gjithë e njohnin dhe e këndonin bashkë me të. I veshur me një xhup jeshil dhe syze të bardha, të cilat më vonë i hoqi, stili i veçantë ra menjëherë në sy.
Pothuajse çdo këngë kishte një performancë të dedikuar, shoqëruar nga grupi i kërcimit.
Vajzat ishin kujdesur që ta mikprisnin Malumën me pankarta në gjuhën e tij, mes tyre lexojmë “ Marry me”.
Një “dhuratë” personale e hedhur në skenë që në këngët e para e shoqëroi për pak kohë mikrofonin e performancës së tij.
Papi Juancho Tour nuk mund të shkonte më mirë se kaq. Me të gjitha hitet nën një mbrëmje më yje dhe atmosferë të nxehtë. Njëlloj siç i ka hije muzikës latine dhe vetë atij, Maluma Baby.
Top Channel