
23/02 23:03
BE ka miratuar paketën e katërt të sanksioneve kundër Kremlinit.
Këto sanksione synojnë eksportet e mallrave luksoze si dhe investimet në sektorin energjetik të Rusisë.
Po ashtu, oligarkët dhe njerëzit që përhapin dezinformim do t’i shtohen listës së individëve që i nënshtrohen ngrirjes së aseteve të BE-së.
Sipas BBC-së, lista do të përfshijë pronarin e klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich, i cili tashmë është sanksionuar nga Britania e Madhe.
Do të ketë gjithashtu një ndalim të eksportit të mallrave luksoze, të tilla si makina të shtrenjta dhe bizhuteri, në Rusi. Gjithashtu, kufizime në importin e produkteve të çelikut rus dhe në investime të reja në sektorin energjetik rus.
Top Channel