Armand Duka siguron mandatin e gjashtë si president i FSHF.
Në garë për kreun e FSHF ishin edhe Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha. Duka mori 37 vota, Starova 2 vota ndërsa 2 vota dolën të pavlefshme. Dritan Shakohoxha nuk ishte i pranishëm në Asamblenë Zgjedhore të FSHF.
Fjala e Dukës pas u rizgjodh president:
“Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do t’i respektoj dhe do të mundohem t’i korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës. Kam dëgjuar ofendime, por do të shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet që do të vijnë. Dëshiroj të lë pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për tu përqendruar te futbolli. Ju falenderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme”.
Top Channel