Një sasi tritoli e vendosur para banesës së një 44 vjeçari në fshatin Vërdovë të Pogradecit ka shpërthyer gjatë natës por fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Arben Xhukellari është pronari i banesës ku është vendosur tritoli, një person që ishte në arrest shtëpie, pasi është arrestuar për favorizim të prerjes së paligjshme të druve. 44 vjeçari ka punuar në bashkinë e Pogradecit, në sektorin e pyjores si inspektor kohë kur edhe u akuzua për shpërdorim të detyrës.

Sipas deklarimeve  Xhukellari nuk ka konflikte me njeri megjithatë hetimet vijojnë për të mësuar shkakun e vendosjes së tritolit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA