Teuta pa ide dhe forcë, goli i brazilianit Kaina i jep fitoren Kastriotit

13/03/2022 19:10

Teuta e ka të vështirë të bëjë dy fitore radhazi. Kampionët në fuqi dështuan të merrnin pikë ndaj Kastriotit në “Loro Boriçi” (0-1), ku vendosi goli i brazilianit Kaina në fund të pjesës së parë.

Teuta tashmë duhet të mendojë për mbijetesës, pasi zona evropiane mbetet utopi. Fitore shumë e rëndësishme për Kastriotin, që parakalon Egnatian në renditje dhe del jashtë zonës së ftohtë, me një pikë më shumë se rrogozhinasit e vendit të tetë.

Teuta – Kastrioti 0-1 (Kaina 41′) Kronika e ndeshjes:

90+5′ – Mbyllet sfida në “Loro Boriçi”, Teuta dështon të marrë pikë ndaj Kastriotit.

90′ – Çfarë humbet Bedri Greca në një moment kundërsulmi. Sulmuesi i Kastriotit kalon edhe portierin, por nuk arrin të gjejë portën, madje as të pasojë për shokët.
64′ – Karakaçi kalon gjithë mbrojtjen e Teutës, tenton në fund pasimin, por ndalet nga Qirko.

58′ – Lorenco Villa hidhet në fushë në vend të Idrizajt.

56′ – Presion i Teutës me fillimin e pjesës së dytë. Edon Hasani i Kastriotit, detyrohet t’ia lërë vendin Onanugës, për arsye dëmtimi.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë në Loro Boriçi, Kastrioti udhëheq 1-0 ndaj Teutës falë golit të sulmuesit Kaina

45+3′ Kastrioti sërish kërcënues, Zogaj provon me kokë ndërsa Qirko ndal në dy kohë

41′ Goool! Kastrioti në avantazh, sulmuesi Kaina përfiton nga një gafë e mbrojtësave durrsakë dhe braziliani nuk e pati të vështirë të realizonte në portën e Qirkos

38′ Kombinim i bukur mes Kaina dhe Hasanit, me shkodranin që godet por ndalet nga gardiani Qirko

23′ Edhe njëherë shfaqen të rrezikshëm durrsakët pas një harkimi të Hykës, Sali del për të grushtuar dhe fiton faull

13′ Teuta sërish pranë golit, Kotobelli harkon nga goditja e dënimit ndërsa Jazxhi godet me kokë por në fund topi përfundon jashtë

11′ Kotobelli nis një harkim në zonën e krutanëve me topin që merr një trajektore të rrezikshme për portierin Sali, por ky i fundt kontrollon pa problem

1’Sinjalin e parë e jep Teuta, Emiljano Vila tenton nga distanca por nuk shqetëson portierin Sali

1′ Nis ndeshja në Loro Boriçi, Teuta përballet me Kastriotin

Teuta-Kastrioti 16:45 (Loro Boriçi & SuperSport 3)

Formacionet zyrtare:
Teuta (4-3-3): Qirko; Idrizi, Qaqi, Jazxhi, Kotobelli; Beqja, Aleksi, Daja; Vila, Hebaj, Hyka
Kastrioti (4-2-3-1): Sali; Neziri, Husein, Selmani, Rami; Karakaçi, Okebugëu; Greca, Hasani, Zogaj; Kaina

Top Channel