Paraditen e sotme u zhvillua në gjykatën e Durrësit seanca për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj dy të rinjve që u arrestuan nga policia në ditën e dytë të protestave në Durrës.

Gjyqtari i seancës, Markeljan Koça vendosi një masë më të butë sigurimi, ”detyim paraqitjeje” ndaj shtetasve Endri Smeli 21-vjeç dhe Alehandro Basho 33-vjeç.

Për protestat që nisën në Durrës që nga e mërkura dhe në vazhdim policia ka proceduar penalisht 76 persona, përfshirë dhe dy personat që sapo u liruan dhe do të hetohen në gjendje të lirë për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA