Përfaqësuesi i lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë/ Zëvendës President i Komisionit Europian, Josep Borell do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Bosnje Hercegovinë më 13-16 mars.

Vizita e tij do të riafirmojë angazhimin dhe mbështetjen e BE për rajonin, duke pasur parasysh edhe luftën e Rusisë ndaj Ukrainës dhe impaktin në sigurinë e Europës.

Të hënën, Borell do të jetë në Shkup, ku do të ketë takime me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovačevski dhe zëvendës ministrin e Punëve të jashtme, Bojan Marichijk, ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi dhe liderët e grupeve paralmentare.

Përfaqësuesi i lartë i BE do të mbajë një konferencë për shtyp me kryeministrin në orën 12:00. Më pas do të marrë pjesë në një event ku përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe organizatave rinore do të prezantojnë punën e tyre mbi kontributin e Ballkanit Perëndimor në Konferencën për të Ardhmen e Evropës .

Të martën, do të udhëtojë për në Tiranë ku do të takojë kryeministrin Edi Rama. Takimi i tyre do të ndiqet nga një konferencë për shtyp në orën 11:00. Borell do të takojë përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të shohë nga afër punimet në mozaikun në Muzeun Historik Kombëtar, të rikonstrukturuar nga BE pas dëmeve që pësoi nga tërmeti i fuqishëm.

Të mërkurën, do të jetë në Sarajevë ku së pari do të bëjë një vizitë në Operacionin EUFOR Althea, kapaciteti i trupave të të cilit në terren është pothuajse dyfishuar kohët e fundit. Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet më pas me autoritetet e Bosnje Hercegovinës, përfaqësues të opozitës politike dhe shoqërinë civile.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA