Hailey, bashkëshortja e Justin Bieber shtrohet në spital me probleme në tru (fotot)

12/03/2022 18:09

Modelja Hailey Bieber është e shtruar në spital nga një problem në tru për të cilin doktorët nuk komentonin, duke thënë se mund të jetë e lidhur me COVID-19.

Rrjeti TMZ  raportonte se modelja 25 vjeçare u shtrua në spitalin e Palm Springs disa ditë më parë pasi pësoi një “emergjencë mjekësore”, që sipas raportimeve kishte prekur aftësinë e saj për të lëvizur.

Simptomat e saj raportoheshin tipike të një personi të moshuar, dhe jo të një profesinisteje të pararelës në të 20-at e saj.

Doktorët thonë se kanë bërë disa teste koronavirusi pasi bashkëshorti i saj këngëtari 28-vjeçar Justin Bieber, ishte diagnostikuaar me Covid dy javë më parë, për çka anulloi një shfaqje në Las Vegas.

Disa burime thonë se Hailey ka dalë tashmë nga spitali ndërsa doktorët janë ende duke hetuar për shkaqet kryesore të sëmndjes së saj.

Vetëm 10 ditë më parë, Hailey postonte në Instagram një shënim dedikuar bashkëshortit të saj për ditëlindjen e tij të 28-të.

Çifti janë martuar ligjërisht në Manhattan në shtator 2018, por bënë dasmën e tyre  gati një vit më vonë.

FOTO GALERI
2/3
Modelja 25 vjeçare u shtrua në spitalin e Palm Springs disa ditë më parë pasi pësoi një “emergjencë mjekësore”

Top Channel