Në përfundim të mbledhjes me grupin parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur para mediave në përfundim të mbledhjes së PD duke thënë se bashkimi i demokratëve do të vijë vetëm nëse tërhiqen Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
Bardhi shtoi se interesi i PD është të kalojë mbi çdo interes tjetër personal dhe e cilëson lajm të mirë për çdo demokrat. Ndër të tjera shtoi se ka një krizë në PD të shkaktuar nga një vendimmarrje e Bashës mbi fatin e Berishës, të cilët i konsideron si problem dhe duhet të tërhiqen që t’i japin rrugë zgjidhjes.
Bardhi: Dua të qartësoj qëndrimin tim, Kam vlerësuar dhe gjykuar që situata e rëndë kërkon zgjidhje dhe zgjidhja do të duhet të vijë përmes bashkimit, për këtë arsye kam kërkuar pas vënies në dispozicion nga Basha për të zgjidhur situatën, kam kërkuar që Basha të tërhiqej së bashku me Berishën, një tërheqje e të dyve do të ishte rruga për të gjetur bashkimin mes demokratëve.Ajo që është e qartë do të duhet të gjejmë një zgjidhje përtej dy individëve që kanë shkaktuar këtë problem. Ka një problematikë të shkaktuar nga 2 individë, duhet të dy të dorëhiqen për të bashkuar demokratët. Vetëm duke lënë mënjanë armiqësinë mes njëri tjetrin mund të fitojmë dhe të bëhemi alternativë qeverisëse? Nëse vijojmë luftën të përçarë do jetë e pamundur.
Zoti Basha u shpreh i gatshëm jo vetëm për të bërë hap pas, por për tu bërë pjesë e zgjidhjes duke kapërcyer veten, pozicionin e tij në interes të PD dhe demokratëve. Është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e PD, secili prej nesh përfshirë Bashën e Berishën do të duhet të kapërcejë veten. Zgjidhja vjen vetëm përmes bashkimit. Interesi i PD duhet të kalojë mbi çdo interes tjetër personal. Basha iu ofrua grupit parlamentar duke qenë në dispozicion të zgjidhjes. Ky është një lajm i mirë për çdo demokrat.
Ka një krizë në PD të shkaktuar nga një vendimmarrje e Bashës mbi fatin e Berishës, të dy janë kthyer në problem për PD dhe të dy duhet të tërhiqen që t’i japin rrugë zgjidhjes.
Top Channel