Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se zgjidhja për krizën në Partinë Demokratike është që çdo demokrat t’i kërkojë Lulzim Bashës dhe Sali Berishës të bëjnë një hap pas.
Ai tha se duhet të gjejmë një zgjidhje të plotë, jo të pjesshme për të ndalur gërryerjen e partisë dhe për të gjetur një zgjidhje.
Më tej, Bardhi shtoi se mundësinë e demokratëve për të fituar në vitin 2023 e krijon vetëmfakti që t’i japim prioritet interesit të përbashkët të PD-së.
“Vendimin e 9 shtatorit e mbështes sa të kem frymë jo për shkak të karriges së askujt por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Për shkak të atij vendimi partisë iu shpall luftë. Jemi në gjendje lufte edhe po e dëmton PD në sytë e opinionit publik. Për të ndalur gërryerjen e partisë e vlerësoj qëndrimin tuaj në dispozicion të grupit dhe kryesisë për të gjetur një zgjidhje.
Një hap pas i juaj që merr me vete edhe Sali Berishën i hap rrugën një procesi që është shansi i vetëm për t’i dhënë mundësi PD. Nuk mund të improvizojmë. Sepse rrezikojmë të copëzohemi akoma më shumë.
Këtu jemi pak. Edhe me ata jashtë jemi pak. Pra na duhet të dimë hapim a, b dhe c. Mundësinë për të fituar demokratëve në vitin 2023 ia japim duke parë interesin e PD. Hap pas pa bërë kthim pas, sepse kështu nuk shkojmë askund. Na duhet të gjejmë një zgjidhje të plotë, jo të pjesshme. Ajo që propozon Dashi duhet të marrë miratimin e palës tjetër. Na duhet një zgidhje që qetëson demokratët. Se jemi në gjendje lufte dhe që i bën bashkë demokratët.
Pra vendimi për Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Këtu kemi qenë të gjithë dhe e kemi mbështetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund të japë një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet të jetë e potë, afatgjatë. Është një rrugë për t’u testuar për të sjellë demokratët në pushtet”, ka deklaruar Bardhi.
Top Channel