Vajza e Donald Trump ndan foton, ja librat që po lexon për të mësuar më shumë rreth Shqipërisë dhe Ballkanit
Më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina deri më 11 mars, tha agjencia e Kombeve të Bashkuara e migracionit, të premten. Shifrat e fundit tregojnë 200,000 refugjatë shtesë që nga raporti i fundit deri më 10 mars.
Në anën tjetër, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha të premten se të paktën 1.85 milionë njerëz u zhvendosën brenda Ukrainës.
Pjesa më e madhe e refugjatëve ukrainas kanë hyrë në Poloni.
Roja Kufitare Polake tha të martën (8 mars) se mbi 1.2 milion ukrainas kanë hyrë në këtë vend – mbi 141,500 prej tyre vetëm të hënën.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për pushtim pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes.
Top Channel