Çmimi i karburantit në Durrës ka pësuar një tjetër rënie.

Protestat masive kundër rritjes së çmimeve kanë nisur të japin efektet e tyre gjatë 14 orëve të fundit. Mëngjesin e sotëm çmimi për litër ka rënë me 20 lekë në disa pika karburanti. Ndërsa rënia e parë u vu re mbrëmjen e kaluar teksa zhvillohej protesta kur tabelat informuese shënonin 243 lekë për litër.   Mëngjesin e sotëm çmimi ka shkuar në 223 lekë/litër në disa nga pikat e tregtimit të karburantit brenda qytetit bregdetar.

Rritja e pajustifikuar e çmimit nga tregtarët e karburanteve dhe rritja e çmimeve të tjera të produkteve të shportës nxitën protesta në rrugët e qytetit të Durrësit, protesta që nisën nga të rinjtë durrsakë dhe menjëherë u mbështetën nga shumë qytetarë. Edhe pasditen e sotme është njoftuar se protestat do të vijojnë në rrugën pranë stacionit të trenit dhe para bashkisë së Durrësit.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA