Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya ka pohuar se forcat e Moskës kanë gjetur prova të një përpjekjeje për të pastruar provat e armëve biologjike në Ukrainë.
Sipas tij, forcat ruse kishin gjetur prova të një rrjeti prej “të paktën 30” laboratorësh të kërkimit biologjik që synonin forcimin e disa “sëmundjeve vdekjeprurëse”.
Ai tha se eksperimente biologjike shumë të rrezikshme ishin kryer në koordinim me SHBA.
Nebenzya nuk dha asnjë provë për pretendimet e tij, ndaj ai është hedhur poshtë nga shefja e çarmatimit të OKB-së, Izumi Nakamitsu. Kjo e fundit ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë programi të armëve biologjike në Ukrainë.
Ndërsa, SHBA i ka quajtur pretendimet e Rusisë “qesharake” dhe shton se ajo mund t’i përdorë ato për të justifikuar përdorimin e saj të mundshëm të armëve të ngjashme kundër Ukrainës.
Rusia po akuzon Ukrainën për zhvillimin e armëve në laboratorë secrete. Armët kimike janë çdo lloj municioni që mbart toksina ose substanca kimike që sulmojnë sistemin e trupit. Ukraina thotë se kjo është qesharake dhe nuk ka as armë kimike dhe as biologjike. Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë nënshkruar Konventën për Armët Kimike, ku të gjitha këto lloj armësh kimike janë rreptësisht të ndaluara nga ajo.
Top Channel