Zelensky firmos ligjin: Konfiskim aseteve ruse në Ukrainë, Rusia do paguajë dëmet!

10/03/2022 16:13

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky firmosi ligjin që parashikon konfiskimin e aseteve ruse në territorin ukrainas.

Lajmin e bëri të ditur shërbimi për mediat i parlamentit ukrainas, Rada, i cituar nga shtypi vendas. Konfiskimi i aseteve të qytetarëve rusë do të ndodhë pa “rimbursimin e vlerës së tyre, nisur nga lufta aggressive në shkallë të gjerë që ka ndërmarrë Federata Ruse kundër Ukrainës dhe popullit tëe saj”, thuhet aty. Asetet e ngrira ruse duhet të përdoren për të rindërtuar Ukrainën pas luftës, u shpreh më herët për BBC guvernatori i Bankës Qendrore të Ukrainës, Kyrylo Shevchenko.

Shevchenko bëri thirrje për një listë të gjerë sanksionesh shtesë, nga shkurtimi i pagesave me karta e deri te pezullimi i aksesit të Rusisë në FMN. Çdo ditë që sanksionet vonohen “po kushton jetën e civilëve dhe fëmijëve”, u shpreh ai. Për arsye sigurie, pyetjet e intervistës iu dërguan me email. Guvernatori këmbënguli se Rusia duhet të paguajë për të riparuar dëmet e shkaktuara gjatë pushtimit. “Nevoja për para do të jetë e madhe,” tha ai për BBC.

“Ajo mund të realizohet përmes huave dhe granteve nga organizatat shumëkombëshe dhe ndihmës direkte nga vendet e tjera. Megjithatë, shtoi ai, nevojitet një pjesë e madhe e financimit për të marrë si një dëmshpërblim nga agresori, duke përfshirë fondet që aktualisht janë të ngrira në vendet tona aleate.

Top Channel