Greqia ka regjistruar rekord 25-vjeçar në inflacion.

Sipas Institutit Kombëtar te Statistikave, inflacioni në muajin shkurt theu të gjitha rekordet me rritjen më të madhe që nga viti 1996 duke shkuar në muajin shkurt në 7.2%  ,nga 6,1% ne muajin janar dhe  5.2% në dhjetorin e kaluar.

Është karakteristik fakti që brenda një viti (shkurt 2021-shkurt 2022), janë shënuar rritje të ndjeshme të çmimeve si: gazi natyror me 78.5%, energjia elektrike me 71.4%, nafta e ngrohjes me 41.5% dhe karburantet dhe lubrifikantët me 23.2%.

Ndërsa çmimi i naftës për makina po prek 2 euro litrin, benzina ka shkuar në gati 2,2 dhe në disa ishuj edhe 2 euro e gjysmë.

“Mënyrat e përballimit të shtrenjtësisë duhet të gjenden nga qeveria dhe jo nga ne .Ne nuk mund të bëjmë diçka. Qeveria të ulë taksat ,të vendosë gjoba që të ulen çmimet. Tani po shihja që në Qipro benzina është 1.32, kurse ne e kemi 2 euro litrin.”

Njëkohësisht, rritje ka pasur në të gjithë të ashtuquajturën “shportën e artikujve ushqimorë ”: vajrat dhe yndyrnat janë rritur me 16,8%, perimet 15,2%, mishi i qengjit 14,4%, frutat e freskëta 9,8%, pulat 6,8%, qumështi dhe vezët 6% e po aq edhe buka dhe drithërat.

“Fatura e korrentit erdhi 10.000 euro , e gazit për ngrohje 6000.Që tëkeni një ide, ne blejmë vaj luledielli 8 euro dhjetë litra,tashmë ka shkuar 26 euro.”

Rritje të çmimeve kanë shënuar edhe transporti i udhëtarëve me linjat ajrore në gati 23% si dhe 25.4% çmimet e banesave, me qira apo për shitje.

Megjithëse në shkurt krahasuar me janarin, çmimet e gazit natyror  pësuan një ulje të vogël , produktet e tjera energjetike janë rritur më tej .

Ministri grek  i Financave, Christos Staikouras, deklaroi se “nuk përjashton që për një muaj Greqia mund të arrijë përkohësisht një inflacion prej 8%”, në varësi të çdo zhvillimi apo to gazit natyror që rrjedh nga Rusia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA