Presidenti kinez “i shqetësuar” nga pushtimi rus në Ukrainë

10/03/2022 19:37

Presidenti kinez Xi Jinping është i shqetësuar nga pushtimi i pjesshëm i Ukrainës nga Rusia, tha drejtori i CIA-s Bill Burns para Komitetit të Inteligjencës të Senatit të SHBA, sipas CNN.

Udhëheqja kineze është e shqetësuar gjithashtu për shkak të “dëmtimit të reputacionit që Kina pëson agresioni i Rusisë në Ukrainë” dhe “pasojat ekonomike në një kohë kur ritmet e rritjes në Kinë janë më të ulëta se sa kanë qenë në 30 vjet”, sipas Burns.

“Presidenti Xi është ndoshta pak i shqetësuar ndërsa shikon mënyrën në të cilën presidenti Putin i ka shtyrë më afër amerikanët dhe evropianët dhe ka forcuar aleancën transatlantike në mënyra që do të kishte qenë paksa e vështirë të imagjinohej përpara filloi pushtimi”, shtoi më tej Burns.

Zyrtarët amerikanë kanë parë nga afër reagimin e Kinës ndaj pushtimit rus të Ukrainës, ndërsa frika është rritur se dy vendet autokratike po afrohen më shumë së bashku në skenën botërore, sipas CNN.

Lufta Rusi-Ukrainë shënon sot ditën e 15-të, ndërsa nuk ka tërheqje nga pala ruse.

Deri më tani ka një numër të lartë viktimash nga të dyja palët dhe pavarësisht takimeve nuk kemi marrëveshje.

Top Channel