Franca thotë se pret të vijnë deri në 100,000 refugjatë ukrainas (fotot)

10/03/2022 18:48

Franca tha sot se parashikon që deri në 100,000 refugjatë ukrainas të mbërrijnë aty dhe premtoi se do të japë akomodim “për të gjithë ata që largohen nga lufta me Rusinë”.

“Në javët në vijim 50,000 deri në 100,000 mund të mbërrijnë”, tha Joseph Zimet, koordinator i njësisë ndërministrore të qeverisë franceze per krizën.

Ai shtoi në konferencën e parë për shtyp të kësaj njësie se grupi do të parashikojë mbërritjet duke bërë organizimet e pritjes.

Që prej nisjes së luftës më 24 shkurt, Franca thotë se ka pritur  7,251 refugjatë ukrainas. Ministria e brendshme tha se akomodimi i të ardhurve është një prioritet dhe se ka identifikuar mijëra vende te mundshme  pritjeje përveç qendrave të emergjencës.

Ministri i brendshëm francez Gerald Darmanin kritikoi qeverinë britanike që kishte ndaluar hyrjen në vend të ukrainasve pa viza dhe mirëpriti zbutjen e rregullave të Londrës për lejimin e ukrainasve me pasapporta biometrike.

FOTO GALERI
2/3
Që prej nisjes së luftës më 24 shkurt, Franca thotë se ka pritur 7,251 refugjatë ukrainas.

Top Channel