Deklarata e fortë e Rusisë: Nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Evropës

10/03/2022 10:26

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se nuk do të marrin më pjesë në Këshillin e Evropës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut në kontinent.

Siç shkruan edhe “The Guardian”, Kremlini tha se anëtarët e NATO-s po minonin trupin evropian të krijuar për të mbështetur të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë.

Një ditë pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë, më 24 shkurt, Këshilli Europian pezulloi të drejtat e përfaqësimit të Rusisë.

Në realitet, marrëdhënia e Rusisë me Këshillin e Evropës ka qenë gjithmonë e shoqëruar me konflike. Përveç pezullimit të fundit, Rusia është pezulluar edhe më herët në 2001, pas luftës së dytë çeçene, dhe në 2014 kur Vladimir Putin pushtoi Krimenë.

Rusia u bashkua me Këshillin e Evropës në 1996, pas një aplikimi nga Boris Jelcin si pjesë e një përpjekjeje për të përfshirë tranzicionin e vendit drejt demokracisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA