Ushtarët rusë dëbohen nga të moshuarit e guximshëm kur hyjnë në kopshtin e shtëpisë së tyre në Ukrainë (video-foto)

09/03/2022 15:25

Në disa momente dramatike të regjistruara nga kamerat e sigurisë shihet një çift ukrainas i moshës së mesme që me guxim dëbojnë katër ushtarë të armatosur rusë që hynë në oborrin e shtëpisë së tyre gjatë patrullimit.

Pamjet raportohet se vijnë nga fshati Voznesensk, në Mykolaiv Oblast të Ukrainës, ku ushtarët shihet sesi dëbohen nga të zotët e paarmatosur të shtëpisë.

Pasi hyjnë me forcë nga porta kryesore, treshja e ushtarëve kalon armët në shpatull dhe nisin të shpërndahen. Por shpejt në oborr del çifti i moshës së mesme që të zemëruar dhe duke tundur krahët u bëjnë me shenjë të largohen.

Burri me flokë të rëna tund krahët ndaj ushtarëve ndërsa gruaja u bërtet për t’u larguar.

Një prej ushtarëve ngre në ajër armën e tij por dyshja është e vendosur të mos intimidohen duke u bërë me shenjë të largohen.

Pas disa tratativash të tensionuara, ushtarët rusë ulin armët dhe drejtohen për nga dalja.

Qeni vijon të lehë ndaj tyre teksa largohen dhe më në fund çifti i moshuar mbeten vetëm në kopsht dhe mbyllin derën.

Rusia ka zbarkuar tashmë në qytetin strategjik të Mykolaiv, pranë portit jugor të Odesa, teksa trupat e saj po rrethojnë kryeqytetin.

FOTO GALERI
1/5
Një çift ukrainas i moshës së mesme që me guxim dëbojnë katër ushtarë të armatosur rusë që hynë në oborrin e shtëpisë

Top Channel