‘Nuk duam luftë në territorin e NATO’. Blinken: Rusia në fund do ketë vetëm disfatë!

09/03/2022 21:05

Mënyra më e mirë për të mbrojtur qiejt e Ukrainës është përmes “armëve kundërajrore” kështu tha sekretarja e jashtme britanike Liz Truss në një konferencë të përbashkët me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, në përgjigje të thirrjeve të vazhdueshme të presidentit Zelenskit për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainë.

“Realiteti është se krijimi i një zone ndalim-fluturimi do të çonte në një konfrontim të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë dhe kjo nuk është ajo që ne duam”, tha trass.

Nga ana tjetër Blinken i kërkoi Moskës të lejojë menjëherë civilët ukrainas të largohen në mënyrë të sigurt nga qytetet e Ukrainës që janë të rrethuara nga forcat ruse, duke e quajtur “absurd” propozimin e saj për të krijuar korridore evakuimi drejt Rusisë dhe Bjellorusisë.

“I bëjmë thirrje Kremlinit që menjëherë të lejojë civilët ukrainas të largohen të sigurt. Çdo vend ka përgjegjësinë të bashkohet me ne për të nxitur Moskën për ta bërë këtë. Në fund jam absolutisht i bindur se Putini do të dështojë dhe Rusia do të pësojë një disfatë totale”, tha Blinken.

Diplomati i lartë amerikan tha se nëse qëllimi i Putinit është të imponojë një lloj regjimi kukull duke zhvendosur qeverinë ekzistuese, rusia duhët ta dijë se ukrainasit nuk do ta pranojnë kurrë këtë gjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA