Luigj Alia, kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve tha për “Top Talk” se rritja e çmimeve ndodhi në momentin që ata u furnizuan më shtrenjtë me naftën dhe produkte të tjera.

Pikat e karburanteve po konsumonin gjendjen që kishin me mendimin që mund të kishte ndryshime në çmim. Pas gjendjes së jashtëzakonshme shumica iu drejtuan pikave të karburanteve, pasi kishin frikë se çmimet do të rriteshin edhe më shumë. Kur u furnizuan më pas me karburante i morën me çmim më të shtrenjtë”, u shpreh Alia.

Ai tha se jetojmë në një kohë ku nuk dihet çfarë do bëhet me çmimet, por furnizimi do të jetë i sigurtë.

Teksa lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e tretë, efektet e saj janë ndjerë edhe në Shqipëri.

Rritja e fortë e çmimit të naftës, ka sjellë kosto në rritje për prodhimin e miellit dhe të bukës, ndërkohë që varësia nga importi i energjisë elektrike në këtë periudhë të vitit shton rrezikun e rritjes së çmimit apo edhe të ndërprerjeve.

Qeveria sot ka tentuar të qetësojë publikun, por gjithashtu ka paralajmëruar se duhet të përgatitemi, për çdo skenar. Rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, kryeministri Edi Rama e lidhi me dinamikat e ndryshimit të çmimit në tregjet ndërkombëtare por edhe ato politike, me emrin Rusi.

Top Channel