Gruaja arrestohet pas vrasjes së aristokrates norvegjeze, të përdhunuar nga milioneri jemenit në Londër 14 vjet më parë (fotot)

08/03/2022 15:35

Një grua në të 60-at është arrestuar sot gjatë kërkimeve për përdhunuesin e një studenteje aristokrate norvegjeze, që u vra në Londër 14 vjet më parë.

Policia quante zhvillimin një “arritje madhore” në kërkimet për të birin e një milioneri jemenit që njihej si “son-zhuan”.

23 vjeçarja Martine Vik Magnussen, u gjet e vdekur mes rrënojave në bodrumin e një apartamenti në qendër të Londrës, pas një nate zbavitjeje me miqtë për të festuar rezultatet e provimeve.

Kamerat e sigurisë tregonin atë që dilte nga nga bari ekskluziv Maddox rreth orës 2 të mëngjesit të 14 marsit, e shoqëruar nga Farouk Abdulhak, biri i një manjati sheqeri nga Jemeni i cili ashtu si viktima, ishte student në shkollën e biznesit Regent’s Business School ne Londer.

Vrasësi i dyshuar ishte larguar nga Britania disa orë pas vrasjes, sipas raportimeve, me avionin privat të babait të tij.

Tashmë oficerët po i bëjnë thirrje atij të kthehet në Britani për t’u përballur me drejtësinë.

Gruaja e paidentifikuar publikisht u arrestua sot në një adresë në qendër të Londrës e dyshuar se ka ndimuar vrasësin në shmangien e drejtësisë, dhe po merret në pyetje.

Babai i zonjushës Magnussen, Odd Petter Magnussen, ka quajtur Abdulhak ‘burracak’ dhe i ka bërë apel të kthehet duke thënë: “Nuk mund të fshihesh përgjithmonë”.

Abdulhak është biri i një prej njerëzve më të pasur në Jemen, Shaher Adbulhak, prodhues sheqeri me një pasuri neto rreth $7 miliardë.

Ai ka pasur më parë investime te grupi Coca-Cola, dhe vdiq vitin që shkoi në Gjermani pas trajtimit nga një sëmundje e rëndë.

Pas vdekjes së zonjushës Magnussen, Abdulhak u largua fillimisht në Egjipt dhe më pas në Jemen.

Kryeinspektori britanik Jim Eastwood, tha: “Familja e Martine nuk ka hequr kurrë dorë nga lufta për drejtësi dhe pas 14 vjetësve që kanë kaluar nga vrasja janë përpjekur fuqimisht që ta ruajnë në ndërgjegjien e publikut”.

“Famija e Martine është njoftuar për zhvillimin që megjithse është një hap pozitiv, ka ende shumë punë për të bërë”, shtoi ai.

Në vitin 2008, Abdulhak dha një deklaratë me anë të avokatit të tij ku tha se nuk preferonte të quhej “kriminel” dhe se nuk ishte një i arratisur.

Babai i Abdulhak shprehu asokohe ngushëllime për familjen e Magnussen dhe tha se nuk do të toleronte sjellje të tilla nga anëtarë të familjes së tij.

FOTO GALERI
2/7
Vrasësi i dyshuar (majtas) ishte larguar nga Britania disa orë pas vrasjes

Top Channel