“Pati shitblerje të votës”, Ferdinand Saraçi-Bashës: Nuk ke faj ti! Kërkoji llogari deputetëve

08/03/2022 18:33

Ferdinand Saraçi, kandidati i PD për bashkinë Rrogozhinë ka justifikuar humbjen e tij në zgjedhjet e 6 marsit duke thënë se PS dhe Foltorja u bashkuan ndërsa pretendon se pati shitblerje të votës.

Në mbledhjen e ditës së djeshme, grupi i PD kërkoi dorëheqjen e Bashës pas humbjes së thellë në zgjedhjet e pjesshme, ndërsa Saraçi thotë se kryedemokrati nuk ishte fajtor. Ndër të tjera, i thotë se duhet t’i kërkojë llogari deputetëve pasi nuk shkohet në fushatë vetëm për foto.

Ferdinand Saraçi ka shigjetuar edhe të deleguarën e PD, Grida Duma duke thënë se nga deputetët që i çoi për mbështetje, vetëm Dash Sula i doli në krah.

Ferdinand Saraçi: Kishim përballë edhe qeverinë edhe Foltoren. PS e Foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë,  por vetëm Dash Sula ka qenë në krah. Pati shitblerje të votës. 

Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Kërkoji llogari deputetëve, nuk vihet në fushatë për foto.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA