Bill Gates “paralajmëron botën” kundër Elon Musk (fotot)

08/03/2022 21:16

Manjati teknologjisë dhe vaksinave Bill Gates duket se ka i dhënë një paralajmërim botës në lidhje me kolegun miliarder teknologjie Elon Musk, duke përmendur rreziqet e besimit të tepruar te “valutat dixhitale”.

Gates tha se tregu i kriptovalutave është me shumë risqe “për individët që nuk janë aq të pasur sa Musk”, për çka mediat thonë se është diçka absurde për të thënë pasi Musk është aktualisht njeriu më i pasur në botë.

Ai paralajmëroi kundër individëve që duan të bëjnë para duke investuar te kriptovalutat pa pasur një pasuri të madhe ‘sigurie’ në rast të shembjes së tregut të investimit të tyre.

Musk është tashmë një nga figurat kryesore për rritjen e besimit te kriptovalutat me disa komente dhe veprime mbështetëse ndaj tyre.

E përditshmja The Guardian thotë se kriptovaluta ‘Dogecoin’ është rritur me 5,859 përqind që kur Musk mbështeti publikisht valutën në rrjetin Twitter.

Kompania e tij Tesla pranon tashmë Dogecoin si pagesë për mallrat e saj, edhe pse më parë Musk i referohej këtyre valutave si ‘telashe të shtuara.’

Ndërsa Gates u pyet për mundësinë nëse Musk mund të fitojë para me investime në Bitcoin sesa me shitjet e automjeteve të tij elektrike.

“Elon ka shumë para dhe është njeri i sofistikuar prandaj nuk shqetësohet nëse Bitcoin humbet të gjithë vlerën. Mendoj se njerëzit që nuk kanë shumë para bien në këto mani prandaj them se nëse nuk ke aq para sa ka Elon, bëj kujdes,” tha Gates.

 

FOTO GALERI
2/4
Mjete elektrike nga Rivian

Top Channel