“Bukë dhe trëndafila”/ 8 Marsi në Shqipëri, pamje nga protesta e studentëve në Tiranë

08/03/2022 12:21

Studentet e fakultetit të Shkencave Sociale po marshojnë këtë 8 Mars drejt Ministrisë së Arsimit.

Me pankarta në duar, ato kërkojnë barazi gjinore në vend.

Tetë orë në këmbë, student dhe punëtor,  A të fle gjumë, at shkoj në shkollë. Dua liri, Të drejta unë dua, Ba-ra-zi, Mes burrit dhe gruas

Bukë dhe trëndafila, Bukë dhe trëndafila, Djem edhe vajza, së bashku protestojmë, në rrugë do të dalim të drejtat të kërkojmë, është një nga thirrjet e tyre”, janë një pjesë e thirrjeve të tyre.

Gratë dhe vajzat në të gjithë botën më ”8 Mars” përpiqen të japin mesazhe në mënyra të ndryshme për barazinë gjinore, kundër dhunës, shkollimit apo karrierës.

Instalacioni  “Këpucët e kuqe” e artistes meksikane Elina është pozicionuar në sheshin “Skënderbej” në  Tiranë, ku këpucët simbolizojnë gratë e vrara, kurse ngjyra e kuqe, gjakun e derdhur.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA