60 vjet më parë filloi ndërtimit i qytet të ri të Kukësit.

Paralelisht me të u ndërtuan edhe vendstrehimet në çdo cep të qytetit me qëllimin për të ruajtur popullsinë në rast lufte.

Vendstrehimet sot janë kthyer në vende private duke u shfrytëzuar nga banorë ose biznese, ku në rast lufte vështirë të shërbejnë.

Ish drejtori i punimeve të veçanta të vendstrehimeve në qytet, Hakik Visha, “tregon se këto vende të planifikuara për sigurinë e popullatës sot janë jashtë funksionit si dhe të gjitha janë kthyer në biznese apo vende që shfrytëzohen nga familjarë si pronë e tyre”.

Më tej Visha, kërkon “rikthimin e këtyre vendstrehimeve për pupullatën si dhe pastrimin e menjëhershëm të tyre, pasi Kukësi duke qenë dhe pikë kufitare paraqet rrezik. Ngritja e një grupi pune do ishte mënyra e duhur për të rikthyer këto vende”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA