Shkaktoi aksident me vdekje, arrestohet 20-vjeçari/ Në pranga bien dhe 4 të tjerë
06/03/2022 14:33
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Kavajë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Në pranga ka rënë një 20-vjeçar O. S., pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga, dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjeri i mjetit, A. K., 20 vjeç.
Në pranga ra edhe V. M., 25 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Shkeja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij në mënyrë të parregullt, pa leje drejtimi;
Për drejtim mjeti në gjende të dehur u arrestuan edhe T. K., 21 vjeç, B. A., 46 vjeç dhe Xh. T., 59 vjeç.
Top Channel