Goditi të miturin me sende të forta, merret nën hetim 52-vjeçarja/ Procedohen dhe 5 të tjerë
06/03/2022 14:35
Një 52-vjeçare është marrë nën hetim nga policia, pasi pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një të mitur 9-vjeçar.
Edhe një 31-vjeçare, me iniciale F. Ç., u mor nën hetim nga policia, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasen M. B., 28 vjeçe.
Nën hetim u morën edhe K. K., 20 vjeç, E. S., 20 vjeç, S. K., 21 vjeç dhe F. Xh., 30 vjeç, pasi gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, kanë hedhur flakadanë në fushë.
Po ashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë kanë referuar materialet dhe po punojnë për kapjen e J. C., 26 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta Sh. S., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel