Arsyeja e frikshme e ecjes së pazakontë të Vladimir Putin mund të ketë lidhje me KGB (fotot)

05/03/2022 16:02

Analistët e inteligjencës thonë së fundmi se mënyra e çuditshme e ecjes së presidentit rus Putin me një këmbë qartazi të ngurtësuar, dhe një krah të palëvizuar teksa tjetri lëkundet, mund të ketë lidhje me trajnimin e tij ushtrak që ka marrë dikur në shërbimet e KGB.

Analizat tregojnë se Putin me një këmbë më të ngrirë se tjetra dhe nga krahët e tij qëndron palëvizur, teksa i majti lëkundet natyrshëm.

Studiuesit thonë se kjo ka lidhje me trajnimin e armëve që lideri ka marrë në shërbimet sovjetike të inteligjencës KGB – ku arriti në rangun lejtnant para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Studiues nga Portugalia, Italia e Holanda shkruanin: “Sipas këtij manuali, operativët e KGB instruktoheshin të mbanin armën e tyre afër krahut të djathtë dhe të lëviznin të anuar në njërën anë, që supozohet se i lejon atyre të nxjerrin armën më shpejt kur përballen me një armik”.

Të tjerë sugjerojnë se Putin ka marrë mjekime steroide për t’u bërë më agresiv.

Ish minsitri i jashtëm britanik Lord David Owen thotë se dyshon për përdorimin e steroidëve prej ndryshimeve në fytyrën e Putin, që vijnë nga drogat stimuluese të muskujve.

Lord Owen tha për Times Radio: “Shikoni fytyrën e tij si ka ndryshuar, ajo tani ka formë ovale. Disa njerës thonë ‘oh, është kirurgji plastike ose Botox, por unë nuk i besoj këto.

“Ai ose merr steroidë anabolikë ‘bodybuilder-at’, ose merr kortiko-steroidë, ne e kemi parë që ai pëlqen të tregojë shpesh muskujt e tij”.

Ndërsa për ecjen me njërën këmbë të ngrirë, ai tha: “Është një njeri që ka qëndrur në izolim total, nuk takon njeri, qëndron me kilometra larg të tjerëve. Kjo tregon se merr steroide, por edhe droga të tjera”.

Lord Owen thotë se steroidët anabolikë shtojnë sensin e agresionit te një person, shkruan britanikja The Mirror.

FOTO GALERI
2/3
Studiuesit thonë se kjo ka lidhje me trajnimin e armëve që lideri ka marrë në shërbimet sovjetike të inteligjencës KGB

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA