25/11 16:26
Gazetari Eno Popi ishte vetëm 15 vjeç kur u bë pjesë e Top Channel.
Ai mori pjesë në episodet para të Top Select-it, me plot energji dhe pozitivitet.
Mes të qeshurash, i ftuar në Ëndërrtjerrësit ai tha se mediat në atë kohë kishin nevojë për të rinj plot energji.
“Ligjërisht nuk lejohej, por pasionarisht në gazetari në ato vite, midis adoleshencës pas adoleshencës dhe rinisë së hershme futeshin në media, kishin nevojë për të rinj që kishin energji dhe kalamaj që ishin të çmendur. Me Arbanën krijuam episode e para të Top Select-it, se dhe të kenë qenë të tmerrshme shpresoj mos t’i transmetojnë. Do doja të kishte rënë një zjarr, por më mirë që janë”, tha Eno Popi.
Top Channel