Partia Demokratike e kënaqur me aksionin sot në protestë, zbulohet mesazhi i mbërritur në strukturat e PD: Ishim shumë mirë, por…

08/10/2026 16:06

Partia Demokratike është e kënaqur me aksionin e sot në protestën jashtë ambienteve të Kuvendit.

Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka siguruar mesazhin që u ka mbërritur strukturave të PD, ku theksohet se aksion sot “ishte shumë i mirë dhe i fortë”, teksa bëhet thirrje që të jenë të pranishëm edhe pasdite.

Por ka një notë kritike nuk ka kaluar ky mesazh.

“Kemi mundësi më të mira edhe për sa i përket orarit”.

Në mesazh thuhet se do ishte mirë që të njoftojnë sa më shumë njerëz që të bashkohen në ora 18:00.

“Aksioni i sotëm ishte shumë i mirë dhe i fortë. Duhet ta vazhdojmë edhe pasdite, duke e mbajtur të njëjtën energji.

Ju lutem, ka shumë rëndësi që pasditen e sotme të jemi përsëri të pranishëm në protestë. Kemi mundësi më të mira edhe për sa i përket orarit.

Gjithashtu, për personat e shoqëruar nga policia, kemi dërguar avokatë për t’i asistuar dhe për të ndjekur situatën e tyre.

Ju lutem, njoftoni sa më shumë njerëz që nuk patën mundësi të ishin paradite për shkak të punës, që sot në orën 18:00 të jenë te Parlamenti.

Të jemi të gjithë bashkë!”, thuhet në mesazh.

Top Channel