Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: NATO ka gjak në duart e saj

03/03/2022 12:42

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olha Stefanishyna tha se NATO është pjesërisht përgjegjëse për vdekjet e civilëve në vendin e saj sepse refuzuzoi të krijojë një zonë të ndaluar fluturimi në Ukrainë.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olha Stefanishyna tha se NATO është pjesërisht përgjegjëse për vdekjet e civilëve në vendin e saj sepse refuzuzoi të krijojë një zonë të ndaluar fluturimi në Ukrainë.

Në një intervistë të dhënë për BBC Radio 4, Stefanishyna e quan “çnjerëzore” faktin që NATO nuk veproi edhe pse e dinte që popullsia civile dhe fëmijët do të vritej.

“Gjaku i atyre civilëve – duke përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve që lindën dje dhe vetëm sot humbën prindërit e tyre në një granatim – nuk është vetëm në duart ruse,”shprehet ajo për BBC.

Stefanishyna ka kërkuar falje për mënyrët e të shprehurit e që nuk ishte diplomatike në zgjedhjen e gjuhës. Sipas saj është më i rëndësishme fakti që të mendohet për njerëzit që po jetojnë në një zonë ku bomba mund të palsë nga momenti në moment, se sa të mendohet për mënyrën e të folurit. 

Anëtarët e NATO-s kanë refuzuar të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë sepse mendonin se kjo do të përshkallëzonte konfliktin, duke vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me fuqinë ajrore ruse.

Top Channel