Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka publikuar një video të re, ndërsa ministri rus Sergei Lavrov po mban një konferencë shtypi në Moskë.

Presidenti i është drejtuar Vladimir Putinit: “Shko në shtëpi. Në shtëpinë tënde“, duke iu referuar ndalimit të bombardimeve ruse.

Ai tha se Putini duhet të mbrojë njerëzit që flasin rusisht në Rusi jo në të gjithë botën “në shtëpinë tuaj. Ka mjaft prej tyre edhe atje. Rreth 150 milionë.”

Zelensky gjithashtu e krahason pushtimin e Rusisë me një virus, duke thënë se kanë kaluar dy vjet që kur Ukraina regjistroi rastin e saj të parë Covid.

“Ka kaluar një javë qëkur u sulmuam nga  një tjetër virus”, tha presidenti ukrainas.

Pas ditëve të bombardimeve në qytetet e Ukrainës, Zelensky zotohet se vendi do të rindërtohet .

“Edhe nëse shkatërroni të gjitha katedralet dhe kishat tona të Ukrainës, nuk do të shkatërroni besimin tonë, besimin tonë të sinqertë në Ukrainë dhe Zot, besimin te njerëzit”, thotë ai.

Ne do të rindërtojmë çdo shtëpi të vetme, çdo rrugë të vetme, çdo qytet të vetëm. Ju do të na paguani plotësisht për atë që keni bërë kundër shtetit tonë, kundër çdo ukrainasi tonë”, tha Zelensky.

Top Channel