Zelensky kërkon të bisedojë me Putin: Ndale këtë luftë!

03/03/2022 19:37

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky i bëri thirrje perëndimit të mërkurën që të rrisnin ndihmën ushtarake në Ukrainë, por njëkohësisht përsëriti deklaratat për bisedime me homologun rus Vladimir Putin.

Zelensky foli për një rrezik ndaj shumë vendeve në Evropë në rast se Ukraina bie.

“Nëse nuk keni fuqi të mbyllni qiejt, atëherë më jepni avionë. Nëse ne nuk jemi më atëherë, Zoti të na ruajë, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë viktimat e radhës, më besoni për këtë”.

Presidenti ukrainas tha se i vetmi që mund ta ndalojë këtë është Vladimir Putin.

“Ne nuk po e sulmojmë Rusinë dhe nuk kemi plan ta bëjmë, çfarë doni nga ne? Ikni nga toka jonë. Dua ti them Putinit, hajde ulu me mua dhe jo 30 metra distancë siç bërë me presidentin Emannuel Macron, le të flasim “.

Zelensky, i cili vetëm disa javë më parë përpiqej qetësonte ukrainasit mbi deklarata e SHBA-së se Rusia po planifikonte të pushtonte vendin e tij — tha: “Askush nuk mendoi se në botën moderne një njeri mund të sillet si një bishë.”

Kievi thotë se deri më tani më shumë se 350 civilë janë vrarë që kur Putin filloi pushtimin.

Top Channel