Ylli ukrainas i tenisit i bashkohet ushtrisë: Do kem çfarë t’u tregoj fëmijëve të mi!

03/03/2022 16:00

Sergiy Stakhovsky, një ish profesionist ukrainas i tenisit ka vendosur të lërë familjen e tij për të luftuar kundër Rusisë.

Tenisti tha për CNN, se vendosi të kthehej në vendin e tij sepse do të donte Ukraina të ishte ende në hartë.

Nuk ishte një vendim i lehtë… Nëse do të qëndroja në shtëpi, do të ndjeja faj që nuk u ktheva. Dhe tani që jam këtu, ndihem fajtor që i lashë në shtëpi,” tha ai.

Ai shtoi se një tjetër arsye pse vendosi të luftonte eshtë sepse në të ardhmen, do të këtë një histori për t’u treguar fëmijëve të tij.

Unë kam lindur këtu, gjyshërit e mi janë varrosur këtu. Dhe unë do të doja të kisha një histori për t’u treguar fëmijëve të mi. Nëse do të qëndroja në shtëpi dhe Ukraina do të dështonte, atëherë nuk do të kishte Ukrainë, madje as në librat e historisë “tha ai.

Tenisti shtoi se gënjeshtrat e presidentit rus do të shndërrohen në libra historie.

Top Channel