Dorice Donegan Moore, e cila qëlloi për vdekje fituesit e llotarisë amerikane $30 milionëshe Abraham Shakespeare në vitin 2009, thotë tashmë se emrat duhet të mbahen privatë pasi publiciteti i kthen ata në shënjestra abuzimi.
Dorice, e njohur ndryshe si “Dee Dee,” në vitin 2009 u miqësua me Abraham, fituesi i shumës $30 milionë dhe i zhvati pambarimisht para, derisa e vrau dhe e varrosi në kopshtin para shtëpisë.
Ajo është aktualisht duke kryer dënimin me burgim të përjetshëm në Hillsborough, Florida.
Abraham Lee Shakespeare ishte një punonjës i rastit vetëm me disa klasë shkollë që me para borxh bleu një biletë llotarie në nëntor 2006.
Pas fitores spektakolare të llotarisë, Abrahamit iu ofrua shuma prej $17 milionë në para të thata ose një milionë dollarë çdo vit për 30 vjet, por ai zgjodhi shumën në para të thata.
Përveç një shtëpie, një makine të çmimit të mesëm dhe një ore Rolex, Abraham nuk arriti të shpenzonte shumë nga pasuria e tij e re. Ai thotë se dëshpërohej kur njerëzit i kërkonin para: “Ata nuk kuptojnë kur u thua ‘jo’”.
Por më pas ai u njoh me Dee Dee e cila e bindi të nisnin një biznes së bashku. Abraham tërhoqi një milionë dollarë nga kompania dhe i bleu asaj dy vetura luksi dhe një paketë luksoze pushimesh.
Në nëntor 2009, pasi familja nuk e kishte parë prej disa muajsh, Abraham u raportua i humbur.
Në këtë kohë Dee Dee ishte në shtëpinë e Abraham dhe përdorte celularin e tij për të pretenduar se burri ishte gjallë.
Kur policia nisi të hetonte, Dee Dee ofroi të blinte shtëpinë prej $200,000 të një prej ish të dashurave të tij me kusht që t’i thoshte hetuesve se e kishte parë gjallë.
Në dhjetor 2009, Dee Dee pagoi një nga miqtë e Abraham, Gregory Smith, të telefononte nënën e të vdekurit duke pretenduar se ishte ai.
Por Smith vendosi të bashkëpunonte me policinë dhe me ndihmën e detektivëve zbuluan se ku kishte fshehur Dee Dee trupin e Abraham si dhe pistoletën ‘38 Smith and Wesson’ me të cilën e kishte vrarë.
Policia kshte gjetur trupin e dekompozuar të Abraham nën një rasë betoni në shtëpi, dhe panë se ishte qëlluar dy herë. Në kohën e gjetjes së trupit paratë e llotarisë ishin zhdukur të gjitha.
Në një intervistë nga burgu vrasësja ka thënë: “Paratë ishin mallkimi i tij, dhe më pas u bënë mallkimi im”.
Para dhënies së burgimit të përjetshëm, gjykatësi Emmett Battles quajti Dee Dee “personi më manipulativ” që kishte parë ndonjëherë, duke e përshkruar si “mizore, të akullt e llogaritëse”.
Top Channel