Spanja ndihmon Ukrainën, do të dërgojë dërgesën e saj të parë të armëve sulmuese

03/03/2022 11:11
Tanke ruse drejt kufirit perendimor

Spanja do të dërgojë këtë të premte në Ukrainë dërgesës e saj të parë të armëve sulmuese për të ndihmuar në luftën kundër pushtimit rus.

Spanja do të dërgojë këtë të premte në Ukrainë, dërgesës e saj të parë të armëve sulmuese, për të ndihmuar në luftën kundër pushtimit rus.

Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës Margarita Robles, bëri me dije se ngarkesa do të përfshijë 1370 granatahedhës antitank, mitralozë të lehtë dhe 700,000 fishekë pushkë dhe municione automatike.

“E gjithë kjo do të shkojë me avionë të forcave ajrore spanjolle në një vendndodhje në Poloni afër kufirit, ku zyrtarët ukrainas do ta marrin atë,” ka thënë Robles në një intervistë në një televizion spanjoll.

Më tej, Robles shtoi se armët e dërguara janë shumë të rëndësishme për mbrojtjen individuale dhe për ata që nuk kanë shumë përvojë në përdorimin e tyre.

Më herët, ka qenë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez që oftoi dërgimin e disa pajisjeve ushtarake mbrojtëse për Ukrainën, përveç ndihmës së tij humanitare për të.

Top Channel