Aksident i rëndë në Egjipt/ Përplasen dy trena, të paktën 4 të vdekur dhe mbi 90 të plagosur 08/11 16:45
Presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij francez Emmanuel Macron se qëllimet e operacionit të Rusisë në Ukrainë, sipas tij çmilitarizimi i saj dhe statusi neutral do të arrihen.
Dyshja ndanë një telefonatë 90 minuta më herët të enjten, sipas Kremlinit.
Putin tha se çdo përpjekje e Kievit për të vonuar negociatat do të rezultonte në shtimin e Moskës në listën e kërkesave të saj.
Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina pritet të mblidhen brenda dy orësh për të zhvilluar raundin e dytë të bisedimeve në Bjellorusi, për arritjen e një armëpushimi.
Këshilltar presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak konfirmoi me anë të një postimi në Twitter se përfaqësuesit e tyre ishin rrugës.
Top Channel