Putin: Gjithçka në Ukrainë po shkon sipas planit, rusët dhe ukrainasit janë një popull!

03/03/2022 21:09

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se përparimi i Moskës në Ukrainë po shkon “sipas planit” dhe urdhëroi kompensime të mëdha për ushtarët rusë të vrarë në pushtim.

“Operacioni special ushtarak po shkon rreptësisht sipas planit. Ne jemi në luftë me neo-nazistët. Unë kurrë nuk do të heq dorë nga bindja ime se rusët dhe ukrainasit janë një popull. Detyra jonë tani është të mbështesim familjet e atyre që luftuan për popullin e Rusisë”, tha ai.

Të mërkurën për herë të parë Rusia publikoi një numër të humbjeve të saj në Ukrainë, duke thënë se 498 nga trupat e saj u vranë që kur Putin urdhëroi pushtimin javën e kaluar.

Ukraina thotë se ky numër është shumë më i lartë.

Top Channel