Presidentja e KE-së: Ukrainasit i përkasin familjes europiane

03/03/2022 14:49

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen ka përsëritur mbështetjen e Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Ajo tha se “nuk ka dyshim se këta njerëz të guximshëm që mbrojnë vlerat tona me jetën e tyre i përkasin familjes evropiane”.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen ka përsëritur mbështetjen e Bashkimit Evropian për anëtarsimin e Ukrainës në BE. Ajo tha se “nuk ka dyshim se këta njerëz të guximshëm që mbrojnë vlerat tona me jetën e tyre i përkasin familjes evropiane”.

Von Der Leyen bëri me dije se blloku mund t’u sigurojë refugjatëve ukrainas mbrojtje, qëndrim, qasje në punë dhe strehim, duke u shprehur se edhe detyra si evropianë dhe jo një akt dhembshurie në kohë lufte.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin rumun Klaus Iohannis, Von Der Leyen njoftoi krijimin e një qendre të mbrojtjes civile për Ukrainën me bazë në Rumani për të ndihmuar me nevojat humanitare.

“Ne po ofrojmë mbështetje humanitare për t’u përballur me pasojat e kësaj lufte” dhe “do të shpërndajmë të paktën 500 milionë euro nga buxheti i BE-së në ndihmë humanitare dhe sigurisht që do të vijnë më shumë. Ndërsa ne duhet të përgatitemi për pasojat shkatërruese të kësaj lufte mizore,” shtoi Von der Leyen.

Sa i takon sanksioneve, Von der Leyen deklaroi se qëllimi i BE-së është të ndërpresë kapacitetin e Kremlinit për të luftuar fqinjët e tij dhe paralajmëroi se nëse përqekësohet situate në terren do të merren masa shtesë.

Von der Leyen njoftoi gjithashtu planet për të lidhur Ukrainën me rrjetin evropian të energjisë elektrike, duke theksuar vendosshmërinë e BE-së për ta shoqëruar Ukrainën deri në fund të kësaj situate.

Në mbyllje të fjalës së saj Von der Leyen tha se “Fokusi ynë është t’i japim fund kësaj lufte”.

Deri më tani gjatë vërshimit të forcave ruse në Ukrainë, janë larguar rreth një milion refugjatë.

Top Channel