Palët shtrëngojnë duart! Rinisin negociatat, Lavrov paralajmëron “një zgjidhje për Ukrainën”

03/03/2022 19:40

Nisi miqësor takimi i dytë mes rusëve dhe ukrainasve në kërkim të një zgjidhje për luftë. Ky është takimi i dytë mes palëve që po mbahet në Bjellorusi. Ato ishin lajmëruar që dje, por vetëm të enjten në mesditë delegacioni ukrainas mbërriti në vendtakim.

Shenjat e para treguan një ç’tensionim mes delegacioneve, ndryshe nga hera e parë kur palët mbajtën distancë dhe pas 5 orë bisedimesh ranë dakort vetëm për ritakimin.

Ç’tensionimin e paralajmëroi edhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov i cili foli i sigurt se do të gjendet një zgjidhje për situatën.

Sigurisht që një zgjidhje do të gjendet, nuk kam dyshime, kushtet tona dihen tashmë dhe ato po adresohen, them se çdo gjë do të shkojë mire”, tha Lavrov.

Ndërkohë këshilltari presidencial i Kievit Mikhailo Podolyak,  postoi  një foto në tëitter duke thënë se takimi përfundoi pa një rezultat pozitiv për kërkesat e Ukraines. Palet në tryezë kanë rënë dakort vetëm për krijimin e një koridori humanitar.

Ukrainasit  kërkuan edhe “armëpushim të menjëhershëm”.

Nga ana tjetër edhe presidenti Volodimir Zelensky i shtriu dorën për bisedime Putinit, si njeriu i vetëm që mund t’i japë fund kësaj situate.

Top Channel