Lavrov: Lufta e Tretë është bërthamore! Sot raundi i dytë i bisedimeve!

03/03/2022 12:18

Në ditën kur pritet raundi i dytë i bisedimeve të paqes mes delegaciobeve ruse dhe ukrainase në Bjellorusi, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov sulmoi Shtetet e Bashkuara duke i krahasur me Hitlerin për nënshtrimin e Europës.

Dikur këtë qëllim e kishte Napoleoni dhe Adolf Hitleri, sot e ka Amerika ishte komenti i tij. Teksa përsëriti dhe një herë pretendimin se qeveria ukrainase është një regjim neo-nazist, Lavrov insistoi se ukrainasit po pëerpiqen të përdorin civilët si mburoja njerëzore.

Më pas, shënjëstroi fjalimin e presidentit amerikan Joe Biden duke thënë se ai qe shprehur se alternativa e vetme ndak sanksioneve është lufta e trete botore. Për kryediplomatin rus, lufta e trete mund të jetë vetem bërthamore.

“Lufta atomike është vetëm në kokën e politikanëve perëndimorë, dhe jo në kokën e popullit rus. Nëse ndaj nesh fillon një luftë e vertetë, atëherë ata që bëjnë plane të tilla duhet ta mendojnë mirë, dhe unë kam përshtypjen që janë duke i bërë vërtet këto plane”, tha Lavrov.

Lavrov shtoi se pezullimi i Nord Stream 2 tregon se çfarë vendi ka BE-ja në të gjihë këtë situatë, duke nënkuptuar se pas këtij vendimi qëndron SHBA. Sot pritet të vazhdojnë diskutimet për armëpushimin mes palëve. Raundi i dytë i negociatave mbahet në rajonin perëndimor të Bjellorusisë, Brest, por duket se midis tyre ka pak të përbashkëta.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha për Reuters-in dhe CNN-in se Rusia duhet t’i ndalojë bombardimet e qyteteve ukrainase, përpara se të nisin bisedimet për armëpushim. Vladimir Medinsky, i cili është ndihmës i presidentit rus, Vladimir Putin, theksoi se përveç armëpushimit, do të diskutohet edhe çështja e një korridori humanitar në Ukrainë.Palët u takuan edhe të hënën, por pa ndonjë rezultat.

Top Channel